OT: 5.000 puntorë nga Turqia në Maqedoni për të shpëtuar turizmin

Oda Turistike – Hotelerike në bashkëpunim me organizata nga Turqia mund të sigurojë 5.000 punëtorë të kualifikuar nëse institucionet kompetente të vendit mundësojnë punësimin e tyre me kushte sikurse shtetasit e RMV-së. Për shkak të migrimit drejt perëndimit, ky sector përballet me mungesë serioze të punëtorëve të kualifikuar, raporton Klan M.

“Ne su Odë e turizmit jemi në kontakt me partnerët dhe miqtë tanë nga Turqia, dhe kemi siguruar një kontingjent prej 5.000 personash për punë në Maqedoni që do të punojnë si kamerierë, ndihmës kamerier, recepsioniste, megjithatë kërkojmë nga shteti të bëjë një lehtësim që të lejojnë që ata punëtorë të huaj konkretisht nga Turqia të punësohen në të njëjtën mënyrë si punësohen punëtorët tanë, Ata njerëz janë shumë të adaptueshëm, të gjithë flasin rusisht, ukrainas, anglisht dhe maqedonishten në një muaj do ta mësojnë” – tha Arkan Kerim, kryetar i odës së turizmit dhe hotelierisë.

Oda Turistike ka detektuar shumë të rinj të cilët masivisht largohen në bregdetin kroat dhe slloven por edhe në vendet e perëndimit. Sipas tyre, me punëtorët nga Turqia pritet shpëtimi I sektori të turizmit por edhe ngritja e standardit të shërbimeve.

“Çeshtja është që mungojnë punëtorë në sektor, nëse nuk i gjejmë njerëzit e sektorit hotelerik pas një viti, 50-60% e restoranteve, hoteleve mund të mbyllen.” – deklaroi Arkan Kerim.

Në press-konferencë është prezantuar edhe aktiviteti ku duhet të mundësohet ulja e efekteve negative nga krizat, përmes sigurimit të mbështetjes financiare nga BE-ja, fonde të pakthyeshme për vendosjen e paneleve solare dhe shfrytëzimit të burimeve alternative për rrymë elektrike.