Osmani apelon për kujdes në zgjedhjet e prillit: Janë jetike!

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani gjatë ditës zhvilloi takim me drejtorin e Agjecisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski nga ku tha se zgjedhjet e prillit janë vendimtare për të ardhmen e vendit.

Osmani nga ASHMAA porositi që këto zgjedhje të jenë korrekte dhe sa më demoktratike dhe të mos ketë keqpërdorime, pavarësisht faktit se ka pasur ndryshime të modelit me të cilin financohen partitë.

Osmani tha se keqpërdorimi i shërbimeve audiovizive është ulur ndjeshëm dhe vërejtje nga ASHMAA kanë marrë vetëm disa televizione lokale./TV21