Dimitriev: Qeveria teknike nuk është diçka për të cilën mund të krenohemi

Kryeministri i parë teknik Emill Dimitriev, i cili në atë funksion në vend që njëqind ditë siç ishte dakorduar në Përzhinë, ka qëndruar 16 muaj sot për Brifingun e mëngjesit thotë se nevojitet ta ngremë shoqërinë në nivel nël të cilën nuk do të ketë nevojë nga një qeveri e tillë, ku institucionet do të funksionojnë pavarësisht politikës.

“Kjo ndodhi për shkak të më shumë faktorëve, më pak me dëshirën time. Ideja e parë për fillimin me punë të “Qeverisë së Përzhinës” ishte përcaktuar me ligj dhe prioritete kryesore. Por, sepse pati dy prolongime për mbajtjen e zgjedhjeve, funksionuam 16 muaj. Mendimi im personal formimi i një qeverie të tillë është një sinjal i keq për Maqedoninë, veçanërisht ajo që erdhi pas disa cikleve të suksesshme. Ky lloj i qeverive është karakteristike për shoqëritë ku politika ka ndikim të fortë në institucionet dhe kërkohet si ky ndikim të reduktohet në minimum dhe partitë të kontrollohen njëra me tjetrën. Kjo nuk është diçka që ne si qeveri duhet të krenohemi. E pranuam si zgjidhje dhe secila parti lufton ta ketë si mekanizëm”, thotë Dimitrovi.

Thekson se në plan të parë nëse nuk shkohet në ndryshim të këtij modeli, duhet të mendohet për ndryshimin e afatit të funksionimit të kësaj qeverie.

“Tre muaj është një afat shumë i gjatë. Është evidente se puna e parë e cila ndodh është konflikti midis funksionarëve, bllokim i institucioneve dhe efektin negativ përfundimtar e paguajnë qytetarët”, theskoi Dimitriev.