Oriola dhe Erosi i japin fund lidhjes? Detaji që i futi të gjithë në dyshime

Oriola Marashi dhe Eros Grezda u kthyen ne ciftin më të kkomentuar këtë vit pasi u zbulua se dyshja prej disa muajsh ishin në një lidhje dashurie. Fillimisht ata preferuan ta mbanin sekret, por më pas përmes postimeve e deklaratave e konfirmuan.

Madje karantinën Oriola dhe Erosi e kaluan bashkë duke postuar foto nga e njëjta shtëpi, ku Oriola u pa duke gatuar e duke u kujdesur për futbollistin.

Atëherë kur mendonim se cdo gjë po shkonte më së miri për ciftin, sot po perflitet se ata jane ndare.

Shkak eshte bere veprimi i fundit i te dyve. Si Erosi edhe Oriola e kane hequr njeri-tjetrin nga lista e ndjekesve ne Instagram.

Mbetet të presim për të parë në vazhdim nëse është thjesht një grindje momentale apo diçka më shumë.