Eli Fara poston foton e 31 viteve më parë, Aurela Gaçe: Kushedi çfarë trazirash shkaktoje

Këngëtarja Eli Fara ka ndarë në Instagram një foto të saj 31 vite më parë dhe duket si një ikonë e modës dhe bukurisë të atyre viteve.

“1989!Korçë”, shkruan krah fotos ku Eli ka qenë 22 vjeç dhe tiparet e saj janë mjaft dominuese dhe harmonike me fytyrën.

Eli Fara

Me këtë foto ajo mori komplimente të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e saj.

Komenti më epik ishte i mikes së këngëtares, Aurela Gaçes:

Çfarë ylli domethënë, nam. Nëpër rrugët e Korçës kur kaloje, kushedi çfarë trazirash shkaktoje. Edhe ta bëra me rimë, fol po deshe.”

Aurela Gaçe- koment

Kujtojmë se Aurela dhe Eli janë mikesha prej shumë vitesh dhe e kanë suportuar njëra-tjetrën gjatë karrierës së tyre./dosja