Hajnia si aftësi

Arbër Çeliku
Thuhet se në një fshat të Shqipërisë së Veriut, djaloshi që e kërkon dorën e nuses, duhet ta dëshmojë veten si hajdut i sprovuar, kështu që ai, pa vjedhur diçka nga shtëpia e nuses, nuk e fiton dot atë.
Si përfundim, në rrafshin konceptual HAJNIA shihet si AFTËSI.
Në rrethanat tona, hajnia ka qenë aftësia kryesore politike, prandaj një formacion i caktuar politik arrin t’ua vjedhë nusen çdo formacioni opozitar thuajse për dy dekada me radhë, edhe atë para hunde. Aq më tepër, kur këta të fundit roje vendosin njerëz të përgjumur dhe vetë rrinë duke pritur gjithë ekzaltim në sokak, që nusen t’ua sjellin në koqi…