Reagim i menjëhershëm ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka ardhur edhe nga përfaqësuesi i lartë i Lëvizjes Arbëria, Orhan Ibrahimi.
Ibrahimi ka zgjedhur ironinë për t’iu kundërpërgjigjur qëndrimeve të Dimitrievskit, duke e krahasuar atë me politikanin serb Ivica Daçiq.
“Ivica Daçiqi i Kumanovës paska folur përsëri”, ka shkruar Ibrahimi në profilin e tij në rrjetet sociale.
Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Dimitrievskit se provimi i jurisprudencës duhet të mbahet në gjuhën maqedonase dhe se ZNAM nuk do të tërhiqet nga ky qëndrim përderisa është pjesë e Qeverisë. 
Ironia e Ibrahimit i referohet edhe lidhjes së njohur politike dhe takimit të mëparshëm mes Dimitrievskit dhe Ivica Daçiqit në Kumanovë.
Fejzi
Nje foto beje te perbashket dhe postoje bab
You sent
Maqedoni Orhan Ibrahimi ironizon Dimitrievskin: “Ivica Daçiqi i Kumanovës paska folur përsëri”





