“Organizatorët e 27 Prillit”: Përplasje Apeli – Gjykata Penale

“Kuvendi”, “Target-Fortesa”, “Trezor”, “Titanik 2” janë disa nga lëndët e njohura gjyqësore që janë kthyer për rigjykim. Në opinion aktgjykimet për këto lëndë ndiqen me vëmendje të madhe për shkak se në to përfshihen ish-funksionarë të lartë, përcjell KlanM.

Lënda e fundit që nuk e kaloi Apelin është për organizatorët e 27 Prillit. Disa nga arsyetimet janë; “mungesat që nuk mund të shqyrtojnë ligjshmërinë”, “aktgjykimi I paqartë”, “veprime të pakonstatuara të të akuzuarve”, “debati i jo i mjaftueshëm për amnistinë”.

Gjykata Penale, siç percjell KlanM, thekson se nëse aryseja për shfuqizimin e aktgjykimit është e karakterit Teknik, respektivisht zbatimi i Ligjit për Amnisti, Gjykata e Apelit Shkup, ka pasur mundësi që menjëherë të merr vendimin, para së gjithash, për shkak të mbrojtjes së të drejtave të akuzuarve që ishin në paraburgim dhe nën masa, të drejtat e të dëmtuarve që janë në pritje të vendimit përfundimtar, por edhe për mbrojtjen e procedurës që mund të vjetërohet.

Nga ana tjetër Apeli vlerëson se gjykatat nuk guxojnë të lokalizojnë fajin njëra me tjetrën, kurse Apeli ka të drejtë të jep urdhëra në gjykatën e shkallës së parë e jo e kundërta.

Në Korrik 2021, siç njofton KlanM, Gjykata Penale I dënoi me burg, Trajko Veljanovskin, Mile Jananievskin, Spiro Ristovskin dhe Avladimir Atanasovskin. Ish-Kryeparlamentari Veljanovski u dënua me 6.5 vite burg, ish-Ministrat Janakievski dhe Spirovski me 6 vite dhe tre muaj burg, derisa ish-Drejtori i DSK-së Atanasovski me 6 vite burg, për cënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.

Për të arratisurit Nikola Gruevski në Hungari dhe Nikola Boshkovski në Selanik, procedura është ndërprerë deri në arrestimin e tyre./KlanMacedonia/