I riu nga Hasanbegu arrestohet për grabitjen e një kazinoje në Shkup

MPB bën të ditur se gjatë ditës së sotme është arrestuar një 27-vjeçar nga Hasanbegu i Shkupit, pasi i njëjti dyshohet se në janar të këtij viti ka kryer grabitje në një kazino në Shkup.

“Policët e stacionit policor të Gazi Babës sot (04.04.2023) kanë privuar nga liria F.S.(27) nga Hasanbegu i Shkupit. Ai dyshohet se ka kryer një grabitje me armë në një kazino në rrugën “Zhan Zhores” më 30 janar 2023, gjatë së cilës ka marrë para”, thonë mes tjerash nga MPB.