Optimizëm te Man City – Guardiola pritet të rinovojë para fundit të vitit kalendarik

Tifozët e Manchester City dhe krerët e skuadrës akoma nuk dinë gjë për të ardhmen e Pep Guardiola – së paku jo zyrtarisht.
Kontrata e Pep Guardiola me Manchester City po shkon drejt fundit dhe negociatat mes palëve po vazhdojnë.

Trajneri spanjoll nuk ka dhënë akoma një përgjigje finale për të ardhmen e tij, por te ‘Citizens’ janë optimistë për të ardhmen e Pep, përcjell lajmi.net.

Madje, sipas raportimeve të Graeme Bailey, City shpreson të finalizojë marrëveshjen me Pep Guardiola, para fundit të vitit 2022.

Kjo nënkupton se muajt nëntor dhe dhjetor do të jenë dinamik në negociatat mes City dhe Pep.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës.