Blatter e pranon “fajin” për organizimin e Kupës së Botës në Katar: Duhej të bëhej në ShBA

Sepp Blatter ka dhënë disa komente lidhur me Kampionatin Botëror 2022.
Kupa e Botës 2022 është përcjell me shumë kritika, nga lojtarë e trajnerë të ndryshëm, që ishin kundër organizimit në Katar.

Së fundmi ka folur edhe ish-presidenti i FIFA, Sepp Blatter, i cili pranoi se vendimi ishte i gabuar.

“Zgjedhja e Katarit ishte gabim. Futbolli dhe Kupa e Botës janë gjëra të mëdha për atë vend. Isha përgjegjës për këtë sepse isha president i FIFA”, ka thënë Blatter, përcjell lajmi.net.

“Pas Rusisë, Kupa e Botës duhej të shkonte në ShBA”, shtoi tutje ai.

Tifozët e Bundesliga kanë bërë thirrje publikisht që të bojkotohet Kupa e Botës në Katar.