Raphinha pyetet për Real Madridin: Sigurisht se do t’iu thosha jo

Anësori brazilian, Raphinha ka fituar së fundmi një ftesë nga kombëtarja e Brazilit.
Ylli i Barcelonës ka pasur një sezon relativisht të mirë deri më tani me skuadrën e re. Së fundmi, ai është pyetur lidhur me rivalët e Barcës, Real Madrid.

I pyetur se si do të vepronte nëse do të merrte një telefonatë nga Reali, Raphinha ka folur për një refuzim.

“Sigurisht, do t’i thosha jo Real Madridit”, ka thënë anësori brazilian, përcjell lajmi.net.

Tutje, Raphinha foli edhe për pozitën e tij të preferuar dhe zbuloi bisedën me Xavi Hernandez.

“Unë kam biseduar me Xavi dhe i kam thënë se më pëlqen të luaj në krahun e djathtë”, shtoi Raphinha.

Raphinha kaloi te Barcelona nga skuadra e Leeds United. Lojtari ka konkurrencë të fortë, por megjithatë po merr minutat e tij në ‘Camp Nou’.