Odriozola mund të kalojë te rivali i qytetit Atletico Madrid

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Alvaro Odriozola mund të kalojë te rivali i qytetit Atletico Madrid.

Alvaro Odriozola ka kontratë deri në fund të këtij sezoni me ‘Los Blancos’, ndërsa rinovimi me të nuk do të ndodhë.

Kjo pasi Real Madridi nuk e shohin si një lojtar të rëndësishëm për planet e tyre.

Siç raporton ‘Fichajes’, Atletico Madrid kanë shfaqur interesim për Odriozolan.

Spanjolli do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, por mbetet të shihet se drejt cilit ekip do të transferohet.