Man United në bisedime me Dybala

Manchester United janë në bisedime Paulo Dybala.

Dybala ka kontratë me Juventusin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa bisedimet për rinovim nuk po arrihen.

Kjo pasi lojtari kërkon pagë më të madhe, ndërsa Juve nuk janë të gatshëm t`i ofrojnë më shumë.

Kështu argjentinasi do t`i jep fund periudhës shtatëvjeçare në ‘Allianz Stadium’.

Shumë ekipe kanë shfaqur interesim për transferimin e ylli të ‘Zonjës së Vjetër’, në mesin e tyre edhe United.

Siç njofton ‘Gazzetta dello Sport’, Man United kanë nisur bisedimet me Dybalan.

Trajneri i ri i ‘Djajve të Kuq’, Erik ten Hag e sheh argjentinasin si një lojtar kyç [ër planet e tij.

Dybala ka gjithsej 288 paraqitje me ‘Bianconerët’ ku ka shënuar 144 gola gjatë karrierës së tij në Seria A te juventinët.