Bie në lumë autobusi në Tiranë, plot me njerëz brenda (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një autobus i transportit urban ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin e Lanës, raportojnë mediat vendase.

Ende nuk dihet dinamika e aksidentit, ndërkohë që në autobusin e linjës së Unazës ka pasur shumë pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur shumë pranë Piramidës. Policia ka shkuar menjëherë dhe ka evakuuar pasagjerët, disa prej të cilëve me plagë të lehta.