OBSH kritika shteteve të pasura për shpërndarjen e vaksinave

OBSH është e shqetësuar për situatën epidemiologjike të krijuar së fundmi. Variantet e reja të virusit cilëson ndër shkaktarët kryesorë. OBSH është treguar po ashtu kritike ndaj vendeve të pasura sa i përket politikës së vaksinimit.“Hendeku midis numrit të vaksinave të administruara në vendet e pasura dhe numrit të vaksinave të administruara përmes Covax po rritet çdo ditë dhe po bëhet më grotesk çdo ditë. Vendet më të varfra të botës pyesin nëse vendet e pasura me të vërtetë kuptojnë atë që thonë kur flasin për solidaritetin”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus.