Gjobat deri në 20 mijë dinarë! Serbia ashpërson rregullat dimërore, gomat nuk mjaftojnë

Nga 1 nëntori deri më 1 prill, në Serbi është e detyrueshme pajisja dimërore e automjeteve në kushte bore, akulli ose ngrice.
Përveç gomave dimërore në të katër rrotat, me profil minimal prej 4 milimetrash, shoferët duhet të mbajnë edhe zinxhirë bore në bagazh kur udhëtojnë jashtë vendbanimeve.
Automjetet duhet të kenë gjithashtu jelek reflektues, trekëndësh sigurie, kuti të ndihmës së parë dhe gomë rezervë ose komplet riparimi.
Mosrespektimi i rregullave dënohet me 6.000 deri në 20.000 dinarë për personat fizikë, ndërsa për kompanitë gjobat arrijnë deri në 800.000 dinarë. Policia mund t’i largojë nga qarkullimi automjetet e papajisura siç duhet.