Një grup hakerash “arrestojnë” pe dofilin nga Maqedonia

Maniak seksual nga fshati Lubancë i Radovishit në Maqedoninë e Veriut, përmes internetit i ka dërguar porosi seksuale një vajzë 12 vjeçare për të cilën ka menduar se është nga Kroacia. Profili, në fakt, nuk ka qenë i vajzës 12 vjeçare, por një grup njerëzisht të cilët i fusin pedofilat në kurth, respektivisht i demaskojnë, transmeton gazeta Lajm.
Shkëmbimet e shkrimeve që i ka siguruar gazeta “Slloboden Peçat”, janë publikuar në gru[in “Stop Pedofilisë” në facebook.
Porosia e parë që ia ka dërguar “viktimës” ka qenë “a je vetëm?”, dërguar më 7 mars të këtij viti. Më pas biseda vazhdon me pyetje sa vjeç është vajza, çfarë veshje mban, kërkon të zhvishet, e kështu me radhë.
Më pas “vajza”, respektivisht profili që kanë krijuar “hakerat” ka kërkuar nga pedofili që ta vendosë gishtin te goja njëjtë sikur dërgon puthje dhe të fotografohet. Ai e ka dëgjuar dhe ia ka dërguar fotografinë, duke siguruar dëshmi për policinë.