“O Sa Mirë” po rikthehet këtë vit!

Dikur ishte një nga serialet humoristike më të shikuara në vend, por pas disa sezonesh “O Sa Mirë” vendosi të ndalojë prodhimin.

Megjithatë duket se 2023-ta do të jetë vit i rikthimit për serialin e shumë shikuar, i cili krahas humorit në vazhdimësi ka promovuar kulturat dhe dialektet e trojeve të ndryshme shqiptare.

Burime të Telegrafit bëjnë me dije se organizatorët tashmë i janë përveshur punës që ta sjellin këtë serial në një format të ri.

Koncepti i diversitetit do të mbetet i njëjtë, por duket se skenari do të jetë më ndryshe.

Që tani kanë filluar përgatitjet me realizimin e audicioneve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut dhe diasporë, gjersa nga tetori seriali do të jetë në transmetim.

Mbetet të shihet se në çfarë koncepti do të vijë sërish ky format i shumë shikuar.