Petkoviq: Fitues të zgjedhjeve sot ishin serbët, ata e përkrahën kështu Vuçiqin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se fitues i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore është populli serb që jeton në Kosovë.

Ai, në një konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë, ka deklaruar se serbët nuk morën pjesë në zgjedhje pasi nuk dëshirojnë okupim.

“Vetëm 13 persona të kombësisë serbe morën pjesë në zgjedhje, i gjithë populli u bashkua dhe bojkotoi, e kështu e përkrahën Aleksandër Vuçiqin, dëshmuan se populli serb dhe Lista Serbe janë një”, ka theksuar Petkoviq, shkruan B92, transmeton Klankosova.tv.