Papa bën thirrje për paqe në shtetin afrikan

Familja sudane mban zi për të dashurin e vrarë kur predha goditi shtëpinë. Një burrë vdiq dhe një person tjetër u plagos pasi një ndërtesë u godit nga predhat që ranë në qytetin sudanez Omdurman. Vendasit thanë se ndërtesa u sulmua gjatë bombardimeve, ndërsa banorët ishin shtrirë në shtretërit e tyre.

“Granatimet na ndikuan keq”, tha 73-vjeçarja Al-Genena Mohamed Ali, e cila ishte në shtrat kur një predhë ra në dritare. Ajo tha se granatimet dëmtuan shumë sende dhe i shkaktuan djegie në trup. Ali i tha Associated Press se djali i madh iu vra ndërsa ishte gjithashtu në shtrat.

Miliona sudanezë kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre që kur shpërtheu papritmas dhuna midis forcave besnike të dy gjeneralëve kryesorë të vendit.

Papa Françesku ndërkaq bëri thirrje të dielën për rifillimin e bisedimeve në Sudan për t’u dhënë fund luftimeve në kombin e tretë më të madh të Afrikës. “Fatkeqësisht, situata në Sudan mbetet e rëndë”, tha Françesku para audiencës së mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.