Nxënësve u mungojnë librat, ministri Shaqiri nuk është i sigurtë kur zgjidhet problemi

Nxënësit e shkollave fillore në Maqedoni, përballen me mungesën e teksteve shkollore. Disa nxënës nuk kanë fare libra dhe disa të tjerë mësojnë me libra të vjetëruar. E për këtë Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri u shpreh se ju kam bërë thirrje mësuesëve që të komentojnë në zyrën time në lidhje me tekstet shkollore.

“Unë si ministër i kam dhënë informacion të gjithëve dhe publikut, i ftoj të gjithë, mësues dhe punëtorë, të bëjnë komente në zyrën time për punën me tekstet shkollore, që së bashku me Shërbimin Pedagogjik të shqyrtojmë ato komente që vijnë. përmbajtjen e teksteve shkollore dhe probleme të tjera. Për tekstet e vjetra që janë në arsimin fillor, jam pro që me futjen e konceptit të ri të japim një kontribut për ndryshimin e tyre, ndaj insistoj që tekstet të jenë cilësore gjatë periudhës kohore.”- deklaroi Jeton Shaqiri Ministër i Arsimit.

Shaqiri shton se pjesë të agjendës së tij kanë qenë tekstet shkollore, por vitin e fundit është ndryshuar koncepti i arsimit dhe për këtë ka mungesë të librave.

“Kjo është një temë bazë në periudhën e fundit. Një temë bazë për mua si ministër, që në fillim kur erdha në këtë detyrë, si pjesë e agjendës sime ishin tekstet shkollore. Është një problem që nuk është vetëm në vitin e fundit, por në një periudhë më të gjatë, si në arsimin fillor ashtu edhe në atë të mesëm. Vitin e fundit kemi ndryshuar konceptin e arsimit bazë, ku fillojmë me kurrikulat e reja.” – deklaroi Jeton Shaqiri Ministër i Arsimit.

Se kur do të jenë gati tekstet shkollore për nxënësit, Ministri Jeton Shaqiri deklaroi që presin deri në fund të Tetorit apo fillim të Shtatorit.