Kaka: Neymar është lojtari im i preferuar

Leite Kaka ka treguar se lojtari i tij i preferuar te Brazili është Neymar.

Ish-fituesi i Topit të Artë, Kaka ka folur lidhur me kombëtaren e Brazilit dhe formën e tyre para Kupës së Botës.

Mes shumë komenteve, Kaka ka treguar edhe se kush është lojtari i tij i preferuar, duke përmendur yllin e PSG, Neymar.

“Nuk e di nëse është për shkak se kemi raporte të mira personale, por më pëlqen si luan Neymar”, ka thënë Kaka, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht më pëlqen të shoh të tjerët si Mbappe, Messi e Cristiano apo Vinicius, por qëndroj me Ney”, shtoi tutje ish-anëtari i Milan.

Kaka pret që Neymar të jetë lideri i Brazilit në Kupën e Botës në Katar.

“Neymar do të jetë lideri i Brazilit në Katar 2022, por është me rëndësi që edhe lojtarë të tjerë si Vinicius të jenë me të”, tha mes tjerash Kaka.

Kupa e Botës në Katar do të zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti.