Nuk votuan Konjufcën por votuan Simiqin, Demë Shehu: Zoti ju marroftë o deputet mjerana!

I burgosuri nga Grupi Kumanova, Demë Shehu, i cili është dënuar padrejtësisht së bashku me shokët e tij për ngjarjen në Kodrën e Trimave, ka reaguar ndaj 91 deputetëve që dhanë votën pro zgjedhjes së Sllavko Simiqit nënkryatar, kurse për Glauk Konjufcën Kryetar të Kuvendit e votuan vetëm 69 deputetë, trasnemton Kosova Post.

Shehu i mllefosuar , deputetët i quan mjerana dhe pa turp.

‘Zoti ju marroftë o deputet mjerana. Po qysh more s’ju vjen turp ta votoni shkjaun 91 prej juve,e vëllaun tuaj ta bojkotoni e t’i jepni vota më pak se shkjaut”,ka shkruar Shehu në Facebook.
Lexo Edhe:
Konjufca për raportet me Albin Kurtin: Veç me bo ‘selfie’ për çdo ditë
Quni dhe Konjufca bisedojnë për angazhimet e FSK-së në luftën kundër Covid-19

Për më tepër, Shehu shprehë mllefin e tij, ndërsa shkruan se të gjithë ata që votuan për Simiqin e jo për Konjufcën e turpëruan Kuvendin dhe vendin e kanë në mbeturina.

Ja postimi i tij i plotë:

Për shkjaun votuan 91 deputet,

ndërsa për Glaukun 69.

Zoti ju marroftë o deputet mjerana.

Po qysh more s’ju vjen turp ta votoni shkjaun 91 prej juve,e vëllaun tuaj ta bojkotoni e t’i jepni vota më pak se shkjaut.

Të gjithë ju që e turpëruat atë kuvend, vendin e keni në kantata e mbeturinave!

Te gjithe kemi bindje te ndryshme politike, mirpo qe te gjithë duhet te jemi vetvetja dhe pavaresisht interesit te njerit subjekt apo tjetrit,ne si qytetar duhet te flasim me ze te larte kunder dukurive te tilla qe na bejne te ndihemi keq si qytetare,qofte apo jo kandidati apo lideri i subjektit te cilin e votojme ne zgjedhje.

Dhe,te gjithe juve miq te nderuar ju sygjeroj qe kritikat per subjektet te cilave i takoni ,kur jane ne rruge te shtrember mos i kurseni,por flisni me ze te larte kunder çdo veprimi jo te denje qe ata e bejne.

Ne,populli jemi ata qe ua mundesojme te ulen ne uleset e kuvendit,dhe vota jone nuk duhet lejuar qe te keqperdoret ne momente te ketilla.

Nuk keni nevoj te ziheni verbalisht me njeri tjetrin,por kritikat dhe sygjerimet e njeri tjetrit t’i merrni ne konsiderate dhe t’i adresoni te perfaqesuesit tane ne kuvend .

Per neve,ne radhe te pare duhet te jete interesi i vendit tone,jo interesi i subjekteve qe ne i kemi votuar.

Pavaresisht cilit subjekt i takoni,gjithmone ngriteni zerin kunder dukurive negative dhe flisni me ze te larte.

Rrofte Populli yne.

Ju pershendes te gjitheve.