Nuk paska më keq se të dëgjosh ezanin e Xhumasë, e të rrish në shtëpi!

Zeqirja Ibrahimi

Që prej se jam në mend të mia (ndërsa unë i bëna 43 vjet më) nuk mbaj mend të këtë qenë ditë e premte (e xhuma) e unë të rri në shtëpi dhe të mos shkoj ta fali xhumanë. Nuk paska më keq se ta dëgjosh ezanin e xhumasë dhe të mos i përgjigjesh.
Po e bëj këtë postim thjesht për të kujtuar se në çfarë kohe të vështirë jemi duke jetuar dhe çfarë fatkeqësie na ka kapluar.
Njëherazi dëshiroj që sot, në çastet kur pranohet lutjet, t’i lutemi Zotit nga thellësia e zemrës, me përkushtim e me përgjërim, të lëshojë mëshirë mbi ne, të na falë mëkatet nëse ato janë arsye e kësaj murtaje dhe, për hir të fëmijëve dhe të devotshmëve në mesin tonë, të na çlirojë nga ky burg kolektiv e nga kjo goditje.
Na fal, o Zot! Na mëshiro dhe na bëj prej atyre që e meritojnë mëshirën Tënde!
Amin!