Konferencat për shtyp të Qeverisë, prej sot do të mbahen vetëm nëpërmjet online stream, pa prezencën e kameramanëve apo gazetarëve

Për shkak të gjendjes me virusin Covid-19, Qeveria e RMV-së konferencat për shtyp me gazetarë do ti mbajë pa prezencën e gazetarëve, nëpërmjet “video online stream”.

“Duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën gjendemi për shkak të virusit korona dhe të gjitha ndalesave të sjella, ju njoftojmë se prej sot 20 mars 2020, konferencat për shtyp të Qeverisë do të realizohen nëpërmjet online stream, pa prezencën e gazetarëve dhe kameramanëve në Qendrën e medias në Qeveri. Qëllimi i këtyre masave është që të gjithë bashkërisht të mbrohemi dhe të sigurojmë kushte për punë në pajtim me situatën aktuale”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, lëshuar mediumeve.