Nuk kam ndier lajm më të mirë se sot se do të përsëritet rasti Alfa

Të jetosh në mes të grilave, pa faj, i malltretuar, i përmalluar për familjen, vendlindjen dhe shokët nuk ka më keq, por c’të bësh kur drejtësia ndonjëherë ngulfatet.
Po nuk kam ndjerë lajm më të mirë sesa sot kur rasti “Alfa” pas 12 viteve do të vihet në rigjykim, e kjo që nënkupton një dritë shprese në fund të errësirës.
Baci Rexhë, atë që e bëre ti në kohë të vështira kurrë nuk ta harrojmë dhe të jemi borxh gjithë jetën sa të jesh gjallë.
Uroj që drejtësia të triumfojë ashtu siç triumfove me heshtësinë, durimin dhe burrërinë tënde gjatë këtyre viteve.

Të uroj liri sa më të shpejtë, zemër luan. (Nexhmedin Ramadani)