Për shkak të intervenimeve në rrjetin elektro-distributiv nesër pa furnizim me energji elektrike do të mbeten një pjesë e komunatorëve nga komunat Studeniçan, Ilinden, Sopishte, Kisella Vodë dhe Aerodrom, njoftojnë nga Qemdra rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup.
Pa energji elektrike nesër nga ora 8:30 e deri në orën 15:30 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “8” dhe “9” në lagjen Ilinden.
Në periudhën nga ora 8:30 e deri në orën 15:30 nesër pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatit “Nova Breznica” dhe Qendrës Satelitore – Nova Breznica dhe vendi i gjuetisë – Jasen, Komuna e Sopishtes.
Pa furnizim me energji elektrike nesër nga 9:00 e deri në orën 13:00 do të jenë konsumatorët e rrugës “7” në fshatin Batincë, ndërsa nga ora 9:00 e deri në orën 16:00 konsumatorët e rrugës “Hristo Tatarçev” nga numri 204 e deri në 228.
Në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 14:00 nesër pa furnizim me energji elektrike do të mbeten konsumatorët nga rruga “Simeon Kavrakirov”, një pjesë e rrugës “Vangell Todorovski” dhe një pjesë e rrugës “Kosta Novakoviq” në Komunën e Aerodromit.