Nuk do të ketë tatim progresiv! Kovaçevski: Taksat nuk do të rriten

Ndërpritet tatimi progresiv që duhej të fillojë nga 1 janari dhe nuk parashikohen taksa të reja, as rritje të atyre ekzistuese, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pas seancës qeveritare në të cilën ishte miratuar koncept i ri i reformës tatimore.

Me konceptin e ri, tatimi i të ardhurave personave mbetet 10 për qind, tatimi i fitimit mbetet 10 për qind, tatimi i vlerës së shtuar mbetet 18 për qind dhe nuk do të tatimohen as interesi i depozitave dhe depozitat e kursimeve.

“Ky koncept i ri nënkupton rishikimin e përjashtimeve tatimore, zgjerimin e bazës tatimore dhe përfundimisht shtypjen e ekonomisë joformale. Me këtë, rezultati i konceptit të ri do të jetë ritme të qëndrueshme dhe më të larta të rritjes ekonomike, por edhe menaxhim transparent i financave publike, që është kusht veçanërisht i rëndësishëm në këtë krizë më të madhe ekonomike”, tha Kovaçevski në konferencën për media pas seancës së Qeverisë.