Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, vazhdon të jetë një emër shumë i ndjekur në rrjete sociale.
Ajo shpesh publikon me ndjekësit imazhe e video të ndryshme, ndërkohë që nuk mungon as me poza provokuese.
E tillë është shfaqur në këto të fundit, ndonëse pozat duket të jenë realizuar më parë.
Foto: Screenshot/Instagram
“Më rikthe sërish”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotografive.
Komplimentet kanë qenë të shumta dhe kryesisht pozitive duke qenë se shquhet për fizikun e bujshëm.
Foto: Screenshot/Instagram
E njëjta po ashtu është shumë e përkushtuar ndaj palestrës, madje të shumtën e kohës e kalon duke bërë ushtrime.
Nora momentalisht është në përgatitje të këngës së re në bashkëpunim me Shkurte Gashin dhe reperin Bardhi.