Një shqiptar në Maqedoni ka ndërruar jetë nga COVID 19, ja emri i tij!

Mondi Lamo, i cili prej janarit punonte në Maqedoni ka humbur jetën të dielën. Prej disa ditësh familjarët janë përpjekur për ta sjellë trupin e pajetë në Shqipëri, por mbyllja e kufijve e ka bërë këtë gjë të pamundur.
Kurse sot autoritetet shëndetësore në Maqedoni kanë njoftuar se shtetasi shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e Koronavirusit.
Ai ka qenë punëtor ndërtimtarie në Shtip, kurse ka banuar në Kavadar.
Supozohet se ai ka ndërruar jetë më 1 prill, kurse personat tek të cilët ka banuar në Kavadar e kanë njoftuar policinë më 5 prill, pasi katër ditë nuk e kanë parë, e as nuk janë dëgjuar me të. Policia e ka thyer derën e banesës dhe e ka gjetur të vdekur. I është marë “bris” për analizë dhe dje rezultatet kanë treguar se ka qenë me virus COVID 19.
Vëllai i Mondi Lamos thotë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet shqiptare, ndërsa ka vetëm një kërkesë, që trupin t’ia sjellin ose të lejojnë të shkojnë të marrin.
Artur Lamo: Vëllai im ka ikur ka tre muaj për punë në Maqedoni. Të premten deri në orën 10 të darkës ka folur me gruan. Nga ajo e premte e zezë nuk i kemi dëgjuar as zërin. Morën haber të dielën që ka ndërruar jetën. Jemi përpjekur me të gjitha mënyra, nga ambasada, konsullata, por nuk na kthejnë përgjigje. Na thonë se do ti bëjnë analizat. I kanë bërë në certifikatën e vdekjes. E kanë çuar në Shkup, nga Shkupi e çuan aty ku e gjetën, sot e çuan prapë në Shkup. E kanë transportuar sikur të ishte bagëti jo njeri. Duam vetëm të na sjellin trupin, ose të na hapin rrugën dhe shkojmë e marrim vetë.
Ai thotë se vëllai i tij ka vdekur për shkaqe natyrore.