Rihapet Qendra për shëndet publik në Gostivar

Njësia rajonale e Qendrës për shëndet publik Gostivar prej sot sërish është e hapur. Të premten e kaluar, autoritetet shëndetësore përkohësisht e kanë mbyllur, pasi në testim një i punësuar ishte pozitiv në COVID-19. Rreth 20 të punësuar iu nënshtruan testimeve të sërishme të cilat u treguan negativë.

Nga Qendra për shëndet publik të Gostivarit për MIA-n konfirmuan se prej sot në mëngjes ata janë në punë dhe i kryejnë obligimet punuese. Deri në hapjen, obligimet e shërbimit epidemiologjik dhe mirkobiologjik të njësisë rajonale të Qendrës për shëndet publik në Gostivar janë mbuluar nga me kuadër përkatës, ndërsa të punësuarit ishin në izolim.

Epidemiologët në Gostivar ditëve të fundit kanë bërë mbi 120 testime dhe kanë zbatuar sondazhe epidemiologjike. Këto ditë në funksion është vendosur edhe pika për marrje e briseve në qendrën e dikurshme për hemodializë./MIA