Një zjarr i madh ka përfshirë një barakë në lagjen Zhdanec të Shkupit, duke mobilizuar shtatë automjete zjarrfikëse dhe 19 zjarrfikës.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), zjarri shpërtheu mbrëmë në orën 23:35, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e tij zgjati deri në orën 01:30 pas mesnate.
Flakët përfshinë një barakë prej rreth 80 metrash katrorë. Zjarrfikësit arritën ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin.





