Rusia thotë se trupat e saj janë tërhequr nga qyteti lindor i Lymanit

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka tërhequr trupat ruse nga qyteti strategjik Lyman në Ukrainën lindore.

“Për shkak të kërcënimit të rrethimit, trupat aleate janë tërhequr nga Krasnyi Luman në pozicione më të mira”, thuhet në deklaratë.

Krasnyi (I kuq) Lyman ishte emri i vjetër sovjetik për Lyman, në të cilin forcat ukrainase thonë se kanë hyrë.

Rusia i quan trupat e saj “aleate” me luftëtarët lokalë të mbështetur nga Moska.

Që nga fundi i majit, trupat ruse e kanë transformuar qytetin Lyman që gjendet në rajonin e Donetskut në një qendër kryesore logjistike për dislokimet e trupave dhe furnizimet me municione.

Qyteti është gjithashtu një qendër kryesore hekurudhore, që lidh rajonet Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv në lindje dhe veri-lindje të Ukrainës.