Një makinë ka dalë nga rruga në Tetovë, janë lënduar rëndë dy persona

Dje në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Çelopek të Tetovës, automjeti tip “Volkswagen Bora” me shenja regjistrimi tetovare i drejtuar nga S.B.(41) nga Tetova ka dalë nga rruga.

Në aksident janë lënduar rëndë shoferi dhe pasagjeri i tij M.B.(36) nga Tetova, të diagnostikuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Tetovë.