Nikollovski: Vazhdon lufta kundër korrupsionit dhe krimit, ligji do të vlejë për të gjithë

Ligji do të vlejë për të gjithë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit, por edhe përgjegjësia për të gjitha procedurat do të vazhdojë edhe më fuqishëm dhe në mënyrë akoma më joselektive, porositi sot zëvendëskryeministri i angazhuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski.

“Treguam me vepra se nuk ka të pakapshëm, se ligji vlen për të gjithë, se tani të gjithë janë të përballur me drejtësinë dhe përgjegjësinë, do t’i përmirësojmë akoma më shumë kushtet dhe akoma më shumë të rinj do të besojnë në shtet dhe në institucione do të kthehen prapa. Dhe nuk ka zbrapsje nga ajo politikë dhe nga ajo punë e cila shumë strukturave në vend, të shumtëve të cilët gabuan para ligjit u pengon, më së shumti i pengon opozitës e cila vazhdimisht bllokon edhe politika ekonomike, gjithçka që është në interes të qytetarëve”, tha Nikollovski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, pas vizitës në kompaninë “BRAKO” në Veles.

I pyetur për të komentuar për pushimin në Dubai, ai theksoi se bëhet fjalë për pushim prej tre ditësh i cili i takon me ligj, dhe ka qenë i kontraktuar prej shumë më herët.

“Tre ditë pushim në 16 orë punë për qytetarët dhe për shtetin, me nder, sinqerisht kam të drejtë t’ia kushtoj bashkëshortes, ndoshta konteksti dhe nga kjo distancë kohore është bërë gabim nga ana jonë që është zgjedhur Dubai tre ditë dhe jo si pushim por edhe takime pune të bashkëshortes e cila punon për një kompani të huaj, jo për vendore. Ndërkaq për rrogën që e marr kam të drejtë në 16 orë punë, tre ditë brenda vitit t’i shfrytëzoj për pushim”, theksoi Nikollovski.

Ai shtoi se ndoshta dërgohet porosi e keqe dhe kërkon falje për atë pjesë, por, siç tha, lufta kundër korrupsionit dhe krimit dhe përgjegjësia për të gjitha procedurat do të vazhdojë akoma më fuqishëm dhe akoma në mënyrë joselektuese.

“Ndërkaq, saktë, Ljupço Nikollovski, si cili do qytetar tjetër ka të drejtë për pushim në mënyrë ligjore, siç i takon, dhe ajo që më takon me ligj nuk do të lejoj askush të ma marrë”, tha zëvendëskryeministri.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri përmendi se as nuk është vaksinuar as nuk ka bërë biznese, as nuk do të bëjë, siç potencoi, do të luftojë kundër korrupsionit he krimit dhe kundër të gjithë kriminelëve në shtet të cilët do të duhet t përgjigjen.

apo pasaportë diplomatike, as nuk ka shfrytëzuar automjet zyrtar, asnjë denar nga shteti Ljupço Nikollovski nuk ka shfrytëzuar në kohën në të cilën është në pozitë”, potencoi Nikollovski.

Theksoi se është i vetëdijshëm se goditje të këtilla do të ketë, por ajo, siç tha, nuk do ta lëkundë në rrugën për rregullim të njerëzisë, të institucioneve, të kthimit të besimit të të rinjve në shtet.