Nga prilli rikthehen fluturimet direkte Shkup–Dubai, tre herë në javë

Kompania ajrore „Flydubai“ ka konfirmuar rikthimin e linjës direkte Shkup–Dubai nga 1 prilli 2027, me tre fluturime në javë, të hënën, të enjten dhe të shtunën.

Çmimi fillestar i biletës vajtje-ardhje në klasën ekonomike do të jetë 580 euro, ndërsa në klasën biznes nga 3.000 euro.

Konfirmimi vjen pas takimit të ministrit të Jashtëm, Timço Muçunski, me drejtuesit e kompanisë gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përmes partneritetit me „Emirates“, udhëtarët nga Shkupi do të mund të vazhdojnë udhëtimin drejt destinacioneve në Azi, Australi dhe pjesë të tjera të botës, me një rezervim të vetëm dhe bagazh të regjistruar deri në destinacionin përfundimtar.