Georgievski ua hedh në fytyrë Ilievskit dhe Stoiljkoviqit: Kur patriotizmi maqedonas përkulet para narrativave serbe!

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski, ka kritikuar Bogdan Ilievskin dhe Ivan Stoiljkoviqin, duke i akuzuar për mospërputhje në qëndrimin ndaj narrativave historike serbe dhe politikës së Beogradit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Georgievski ironizoi paraqitjen publike të Ilievskit dhe sjelljen e tij gjatë një interviste me Stoiljkoviqin.

Ai i lidhi kritikat edhe me përkujtimet në Zebrњak dhe përdorimin e termit „Serbia e Vjetër“, duke pretenduar se të dy mbështesin presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Reagimi i Georgievskit hap debat për qëndrimet e politikanëve maqedonas ndaj narrativave historike serbe dhe ndikimit të Beogradit në rajon.