Nga ky muaj rriten rrogat për mijëra të punësuar në Kulturë

Punonjësit në kulturë do të marrin paga në përputhje me koeficientët e rinj të përcaktuar në Marrëveshjen Kolektive.

Pagat e punonjësve në kulturë nga ky muaj (korrik 2020) do të llogaritet në përputhje me koeficientët e rinj të përcaktuar në Marrëveshjen Kolektive, me të cilën zyrtarisht fillon zbatimin e saj, në lidhje me dispozitat e neneve 65 dhe 66.

Me Marrëveshjen Kolektive përveç koeficientëve të rinj të pagës, rregullohen edhe të drejtat e punëtorëve të punonjësve të kulturës, valorizohet puna, përcaktohen kompenzimet dhe mbrohen të gjitha të drejtat e punonjësve në kulturë.