Pesë viktima dhe 120 raste të reja me Covid-19, shërohen 125 pacientë

120 të infektuar, 5 të vdekur dhe 125 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1367 teste. Dy viktima janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe dy nga Tetova.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 63 raste, Kumanovë-4, Dibër-6, Shtip-4, Prilep-2, Tetovë-14, Strugë-6, Veles-2, Manastiri-1, Ohër-4, Gostivar-12, Shën Nikollë-1 dhe Kërçovë -1.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7244 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3324 janë shëruar kurse 351 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë 3569 raste aktive me Covid-19.