Nga 9-të nëntori Maqedonia e Veriut zyrtarisht anëtare e 13-të e BSEC!

Osmani shtoi se është organizatë që përfshin dy kontinente dhe ekonomikisht lidhë mbi 350 milionë banorë.

“Dy arritje të MPJ-së, javën e kaluar me 9 nëntor RMV-ja zyrtarisht u bë anëtare e 13-të e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit Zi – BSEC. Është organizatë që përfshin dy kontinente dhe ekonomikisht lidh mbi 350 milionë banorë” theksoi Osmani.