Mickovski kërcënon Zaev nëse lëshon pe para Bullgarisë

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka rritur tonet lidhur me bisedimet me Bullgarinë për zgjidhjen e kontestit historik. Mickoski ka thënë se do t’a jep dorën nëse Qeveria e Zaevit arrin marrëveshje që mbron interesat kombëtare të maqedonasve. Por, nëse ndodh e kundërta dhe marrëveshja është në dëm të gjuhës dhe identitetit maqedonas, si dhe të pakicës maqedonase në Bullgari, kryetari i VMRO-DPMNE-së ka paralajmëruar se kjo Qeveri dhe kryeministri aktual do të përballen me popullin.

Hristijan Mickoski

“Në të njëjtën kohë, paralajmëroj, nëse Qeveria tenton të bisedojë për zgjidhje e cila do të mohojë identitetin tonë, historinë, antropologjinë e gjuhës tonë maqedonase, mëvetësinë e saj, në të cilën do të nënçmojë sakrificat e ideologëve të cilët luftuan për shtetin e pavarur dhe bashkëkohor maqedonas, nëse bisedin për zgjidhje me të cilën do të heq dorë nga pakica maqedonase në fqiun tonë lindor, nëse bisedon për zgjidhje e cila nënkupton se okupatori ka qenë administrator, atëherë unë ju premtoj, do të përballet me popullin. Në të njëjtën ditë, në gjithë Maqedoninë”.

Përveç kësaj, Mickoski ka thënë se çdo marrëveshje të dëmshme për maqedonasit, do ta shfuqizojë pas ardhjes në pushtet të partisë që ai drejton, ndërsa kryeministrin Zoran Zaev edhe një herë e ka kërcënuar se do të përgjigjet para historisë dhe ligjeve.

Hristijan Mickoski

“Nëse ndodh tradhëti ose marrëveshje e dëmshme me të cilën do të dëmtohet gjuha maqedonase, identiteti, historia ose ekzistimi i pakicës maqedonase, atëherë Qeveria e ardhëshme e VMRO-DPMNE-së atë do ta shfuqizojë. Ndërsa Zaev, do të vijë dita kur do të përgjigjet para historisë dhe ligjeve. Këto pak ditë janë shumë të rëndësishme për bisedimet me fqiun jugor, ndërsa përvoja jonë me këtë Qeveri na mëson se duhet të jemi të kujdesshëm. I bëj apel Qeverisë së Zaevit që prioritet të parë të vendosë mbrojtjen e interesave kombëtare dhe strategjike”.

 Në konferencën e sotme për media, kreu i VMRO-DPMNE-së ka thënë se integrimi në BE është interes strategjik për vendin dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por nuk duhet që të arrithet me çdo çmim e aq më pak në dëm të interesave kombëtare maqedonase.

Arben Zeqiri /SHENJA/