Neymar promovoi veturën e re të miliarderit shqiptar (FOTO)

Futbollisti i njohur Neymar ka promovuar së fundmi në Berlin, veturën e parë elektrike të markës “e.GO” të familjes së Lazim Destanit.

“Next e.GO Mobile” është njëra nga kompanitë e biznesit të familjes Destani ku bëjnë pjesë një numër sipërmarrjesh që operojnë nën ombrellën e kësaj kompanie me seli në Holandë, e themeluar nga Nazif Destani.

Ecolog International është gjithashtu pjesë e këtij grupi dhe përben shtyllën kryesore të tij.

Kjo sipërmarrje për prodhimin e veturave elektrike u themelua vitin e kaluar në Gjermani dhe për një kohë të shkurtër, doli kontingjenti i parë i veturave. Sipas projektit, parashihet të prodhohen në vit rreth 30 mijë automjete.

Në këtë event, në mesin e shumë fytyrave të njohura, ishin edhe Loredana dhe Noizy, ky i fundit mik shumë i ngushtë i Blerim Destanit.