Guardiola: Shpresojmë të triumfojnë në Premier League, nesër një finale për ne

Pep Guardiola ka dhënë komentet e tij para ndeshjes ndaj Wolverhampton.

Skuadra e Manchester City është me tri pikë para skuadrës së Liverpool, por këta të fundit mund të barazojnë pikët sonte me një fitore eventuale ndaj Aston Villa.

‘Citizens’ më pas luajnë ndaj Wolves, ku mund të shkëputën përsëri. Guardiola e sheh këtë ndeshje sikur një finale.

“Shpresojmë të fitojmë Premier League. Ndodhi vitin e kaluar. Të dyja skuadrat patën sezon të shkëlqyer. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, do të provojmë”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Nesër është një finale, një mundësi për të arritur në ndeshjen e fundit me titullin në duart tona. Është masive”, ka shtuar Pep.

“Asgjë nuk ndryshon. Ne s’mund të afektojmë atë që bën Liverpool”, shtoi mes tjerash trajneri.

Manchester City me shtatë pikë të tjera, nëse ruan epërsinë e golaverazhit, shpallet kampion në Premier League.