Neymar kërkon sqarime nga PSG – nuk kundërshton më mundësinë për largim

Braziliani Neymar megjithatë mund të largohet nga Paris Saint-Germain.

Parisienët tash e sa javë thuhet se i kanë thënë Neymar që të kërkojë për një skuadër të re.

Sipas raportimeve të fundit nga Loic Tanzi të ‘RMC Sport’, Neymar nuk është duke kundërshtuar më një opsion të tillë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ai ka kërkuar sqarime nga klubi, për të parë se cilat janë pritshmëritë.

Paga e Neymar dhe çmimi për kartonin e tij vazhdojnë të jenë problematike për klubet që interesohen për Neymar.

Deri më tani, Juventus përmendet si pista më e mundshme për ish-lojtarin e Barcelonës.