Milito: Interi është klubi i duhur për Dybala

Ish-reprezentuesi argjentinas Diego Milito sugjeroi që Paulo Dybala do të shkëlqejë me Interin dhe se Romelu Lukaku mund të ndryshojë ‘Nerazzurrët’ dhe Serinë A.

‘Nerazzurrët’ janë duke punuar mjaft shumë këtë merkato, pasi duan që sezonin e ardhshëm ta fitojnë Scudetton.

Romelu Lukaku është tashmë në prag të përfundimit të një rikthimi në Itali dhe bisedimet janë ende në vazhdim për Dybalan.

Duke folur për ‘Gazzetta dello Sport’, Milito fillimisht dha mendimet e tij për kthimin e Lukakut nga Chelsea.

“Ai ka treguar se mund të ndryshojë jo vetëm Interin, por të gjithë Serinë A”, tha fillimisht argjentinasi, përcjell lajmi.net.

43 vjeçari komentoi më pas ardhjen e mundshme të Dybala, kontrata e të cilit skadon me Juventusin javën e ardhshme.

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë me Dybalan, të gjithë mund ta përdorin atë. Nëse ka një shans, atëherë ai duhet të kapet. Ai do të ishte një aset në një ekip tashmë të kompletuar”, përfundoi ai.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një transferim i dyshes në Itali, te Interi.