Newcastle shtyjnë fort për Pope – hapet rruga e Aro Muric drejt Burnley

Newcastle United po bëjnë çmos për të nënshkruar me Nick Pope.

Portieri i skuadrës së Burnley, Nick Pope është dëshira e skuadrës më të pasur në botën e futbollit aktualisht.

Eddie Howe e dëshiron portierin në skuadër dhe marrëveshja është shumë afër, bëjnë të ditur mediat angleze, përcjell lajmi.net.

Kësisoj, me një marrëveshje afër finalizimit mes Pope dhe Newcastle, rruga për Arijanet Muric duket e hapur.

Aro Muric pritet të transferohet te Burnley, ku tashmë trajner është Vincent Kompany.

Kompany, dikur kapiten i Man City, e kishte shok skuadre për disa kohë portierin kosovar.

Belgu e pëlqen shumë portierin Aro Muric dhe dëshiron ta ketë në skuadrën e tij. Transferimi i Pope te Newcastle do t’i hapte rrugë Aros për kompletimin e transferimit.