Finemi e rrah ish-shokun e Stresit, reperi shqiptar tregon ngjarjen se si ka ndodhur

Reperët shqiptarë shpesh njihen edhe për konfliktet që ata kanë me persona të caktuar.

Kësaj radhe, është Finem ai i cili është përfshirë në një rrahje, shkruan lajmi.net.

Si duket reperi është përfshirë në këtë rrahje një muaj më parë.

 

Këtë e ka zbuluar reperi tjetër që u përfshi në rrahje me Noizyn, Cllevio.

Sipas reperit, Finem bashkë me shokë kanë rrahur ish shokun e Stresit, Lim Hoti.

 

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe ky i fundit, ku me anë të një video ka thënë se është goditur me shufër.

Cllevio theksoi se ishte bashkë me Limin kur ka ndodhur kjo përleshje, ku me urdhër të reperit Finem është rrahur nga shokët e tij.