Asensio preferon Milanin para Liverpoolit

Marco Asensio është akoma në dilemë sa i përket të ardhmes së tij.

Ylli spanjoll i Real Madrid, Marco Asensio është në radarin e skuadrave si Milan, Liverpool, Man United e Arsenal.

Dy të parat janë më serioze në garë dhe tani flitet për një opsion mes Milan dhe Liverpool.

‘Diario’ raporton se Asensio preferon një transferim te Milan para transferimit te Liverpool, transmeton lajmi.net.

Lojtari është në kërkim të një projekti që i siguron më shumë minuta atij dhe Milan do të ishte alternativa në fjalë, nëse ai largohet nga ReaL Madridi.

Asensio ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe do të jetë i qasshëm për një çmim të arsyeshëm.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje mes Milan dhe Real Madrid, për kartonin e Asensio.