Newcastle has në rivalitet për transferimin e Broja

Armando Broja me shumë gjasë nuk do të qëndrojë te Chelsea.

Lojtari shqiptar, Broja pati një sezon mjaft të mirë me Southampton dhe ka bërë që shumë skuadra të jenë pas tij në merkato.

Newcastle është në garë për sulmuesin, por sipas ‘Chronicle’ rivaliteti është i madh, përcjell lajmi.net.

West Ham, Everton, Napoli e Southampton janë në garë tani për lojtarin.

Megjithatë, skuadra më e pasur në botë do të bëjë të pamundurën për të transferuar shqiptarin.

Lojtari do të nis fazën para-sezonale me Chelsea, por nuk pritet të ketë hapësira nga Thomas Tuchel.